Pas shpërndarjes së mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar , kanë reaguar edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Në reagimin e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Preshevës ndaj Qeverisë së Kosovës për mjetet e ndara, thuhet se: Ne si këshilltarë reagojmë dhe shprehim paknaqësitë për shpërndarjen e mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Më tej ndër të tjera në reagim kritikohet puna e KKSh-së dhe kryetarit Ragmi Mustafa, që bëri shpërndarjen e mjeteve të buxhetit nga taksapaguesit kosovarë përmes një konkursi skandaloz që i’u dedikua individëve dhe organizatave të afërta me PVD-në.
“Kërkojmë që në aferën korruptive të kryesuesit të KKSh-së të aktivizohe tProkuroria SPeciale e Kosovës”, thuhet në fund të reagimit të këshilltarëve të KK të Preshevës.