image Këshilltarët e Macron dhe Scholz së shpejti në Kosovë e Serbi për dialogun

Politikë

Këshilltarët e Macron dhe Scholz së shpejti në Kosovë e Serbi për dialogun

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme që t’i ndihmojnë të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letrën e Macron dhe Scholz për presidentin serb Aleksandar Vuçiq thuhet se këshilltarët e tyre bashkë me Lajçak do ta vizitojnë Kosovën.

“Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij”.

“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit. Shpresojmë sinqerisht që kjo nismë të ndeshet me interesin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në letrën e përbashkët të Macron dhe Scholz.

/GazetaSinjali/