image Këshilli i Sigurimit sot mbanë seancë, Gërvalla e Selakoviq përballë njëri-tjetrit

Politikë

Këshilli i Sigurimit sot mbanë seancë, Gërvalla e Selakoviq përballë njëri-tjetrit

news image

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një seancë, gjatë së cilës do të diskutohet për raportin e rregullt gjashtëmujor (16 shtator 2021 – 15 mars 2022) të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla do të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve të mundshme që vijnë nga Federata Ruse.

Ndërsa, përfaqësues i Serbisë në këtë takim do të jetë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shpreh keqardhjen për përparimin e kufizuar në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai vuri në dukje se procesi i dialogut dhe përpjekjet për të arritur normalizimin kanë pasur mbështetjen e plotë dhe të padiskutueshme të OKB-së.

Guterres shtoi se mbajtja e një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës ishte thelbësor për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të sigurojnë përfshirje të konsiderueshme të dialogut.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

/GazetaSinjali/