image Këshilli i Prindërve të çerdheve protestojnë nesër kundër SBAShK-ut

Arsim

Këshilli i Prindërve të çerdheve protestojnë nesër kundër SBAShK-ut

news image

Këshilli i Prindërve i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, i ka ftuar prindërit që t’i bashkohen protestës e cila pritet të mbahet nesër. Thirrjes u janë bashkuar edhe disa këshilla të institucioneve të tjera parashkollore.

Në njoftim thuhet se protesta u nxit për shkak të pakënaqësive të prindërve për shkak të grevës, që rezultoi me mbylljen e çerdheve.

Protesta do të nisë në orën 12:00, me vendtakim te sheshi “Skenderbeu” para Qeverisë, për të vazhduar te Mensa e studentëve, ku është zyra e SBAShK-ut.

“Ftojmë të gjithë prindërit të marrin pjesë në këtë marsh/protestë sa më masivisht. Ju njoftojmë se leja për këtë protestë/marsh është marrë nga Policia e Kosovës. Ju lusim të jeni të qetë dhe të mos anoni partiakisht”, thuhet në njoftim.

Nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë me kërkesën që të marrin 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga.

/GazetaSinjali/