image Këshilli i BE-së miraton kërkesën e Kroacisë për konvertim në Euro

Evropë

Këshilli i BE-së miraton kërkesën e Kroacisë për konvertim në Euro

news image

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që Kroacia t’i bashkohet grupit të vendeve që përdorin valutën Euro, duke e çuar numrin e vendeve që ndajnë monedhën në 20.

Shteti ballkanik do të jetë pjesë e Eurozonës duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

“Euro është shprehja monetare e fatit tonë të përbashkët dhe ka qenë pjesë e ëndrrës sonë evropiane.Tani, ëndrra bëhet realitet për Kroacinë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, i cili kryesoi një samit të liderëve të bllokut në Bruksel, raporton AP.

Pas bisedimeve me ligjvënësit e BE-së dhe Bankën Qendrore Evropiane, procesi do të përfundojë me miratimin e pritshëm në korrik të tre akteve ligjore, që do të mundësojnë kalimin.

/GazetaSinjali/