Në kuadër të implementimit të vizionit të KESCO-s, është lansuar sistemi IVR i komunikimit (Përgjigje interakative përmes zërit). Kjo u mundëson konsumatorëve tanë që të kenë qasje në informata të rëndësishme që kanë të bëjnë me shërbimet e energjisë elektrike, vetëm duke thirrur në numrin e KESCO-s pa pagesë 0800- 791 00 ku do të kenë mundësi të komunikojnë me zërin e autormatizuar përmes komandave të telefonit.
“Sistemi IVR i KESCO-s është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm dhe kursen kohën e cmuar të konsumatorëve tanë: duke e shtypur numrin e tyre identifikues, telefonuesit mund të kenë qasje në shumë informacione, duke përfshirë edhe obligimet për pagesë, ndërperjet eventuale të energjisë, mirëmbajtjen e planfikuar, sikurse statusin a është i kycur apo shkycur konsumatori. Por, përmes këtij sistemi miqësor ofrohen edhe shumë shërbime tjera. Nëse një konsumator ka nevojë të flasë me ndonjë nga operatorët tanë në Qendër të Thirrjeve, dhe nëse në momentin e thirrjes të gjithë agjentët tanë janë të zënë, sistemi IVR i tregon telefonuesit se një nga agjentët tanë do t’i telefonojë atij posa të lirohet, duke ia kursyer kohën”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Për më tepër, bëhet e ditur se në sistemin IVR, KESCO ka përfshirë edhe linjën emergjente #1999. Kjo linjë, sipas KEDS-it, është e dedikuar vetëm për qëllime emergjente (si zjarri, aksidentet etj) dhe konsumatorët janë të obliguar ta përdorin këtë linjë vetëm për të raportuar çështje që kanë të bëjnë me rrezikim të jetëve dhe kërkojnë ndërhyrje të mënjëhershme nga ekipet emergjente.
“Thirrjet jo emergjente nuk do të procesohen nga kjo linjë dhe konsumatorët do të ridirektohen tek Qendra e Thirrjeve në numrin 0800 791 00, prandaj ne i lusim konsumatorët tanë që të respektojnë këtë procedurë të rëndësishme në mënyrë që linja emergjente të jetë e lirë vazhdimisht për telefonuesit emergjentë”, thuhet në komunikatë.
KEDS thot se ky sistem është shëmbulli i fundit i zotimit të KESCO-s që të jetë 24/7 në shërbim të konsumatorëve me përkushtimin më të madh, që të përmirësohet kualitieti i shërbimeve tona dhe të rritet kënaqshmëria e konsumatorëve./Gazeta Sinjali/