Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, ka vdekur një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima është burrë i moshës 70-79 vjeç dhe është nga komuna e Gjakovës.
Edhe sot komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve të reja, me 953 raste.
349 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Pejë, 191 në Fushë Kosovë dhe 173 në Ferizaj.