image Kërset dajaku në Universitetin e Prishtinës - përleshje masive mes dy grupeve, arrestohen dy persona

Kosovë

Policia/ Kërset dajaku në Universitetin e Prishtinës – përleshje masive mes dy grupeve, arrestohen dy persona

news image

Në fakultetin e Filozofisë ka ndodhur një rrahje rreth orës 16:53 minuta. Dy persona të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rrahje kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se të dy peronat janë shoqëruar në stacionin policor.

“Më datë 12.02.2020 rreth orës 16:53 është raportuar për një rrahje te fakulteti Filozofik, të përfshirë kanë qenë dy persona ku si pasojë kanë marrë lëndime të lehta trupore, që të dy janë shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Sinjali.

Durim Jasharaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë sulmuar nga një grup personash. Sipas tij gjatë një prezantimi për sindikalizmin në Shqipëri janë sulmuar nga disa persona.

Siç ka njoftuar zëdhënësja, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/