image Kerquki: Kurti përmes kukullës së tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri në fund rastin me Klan Kosovën

Kosovë

Kerquki: Kurti përmes kukullës së tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri në fund rastin me Klan Kosovën

news image

Gazetari i T7, Leonard Kerquki ka reaguar pas vendimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.

Ai tha se “Albin Kurti përmes kukullës së tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri në fund rastin me Klan Kosovën, duke vendosur për mbylljen e tij”.

Tutje Kerquki shprehet se ky është rast i paprecedent për një shtet demokratik, dhe “se ky është momenti kur secili gazetar dhe njeri që ia do të mirën këtij shteti, të çohet në mbrojtje të Klan Kosovës”.

Postimi i plotë:

Pra, Albin Kurti permes kukulles se tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri ne fund rastin me Klan Kosoven, duke vendosur per mbylljen e tij.

Ky eshte rast i paprecedent per nje shtet demokratik.

Ky eshte momenti kur secili gazetar dhe njeri qe ia do te miren ketij Shtetit, te çohet ne mbrojtje te Klan Kosoves.

Kjo tashme eshte beteje per mbrojtjen e demokracise ne vendin tone.

/GazetaSinjali/