Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet, kërkoi falje publike sot, pasi që u kap nga kamerat duke qeshur, gjatë një vizite që zhvilloi në zonat e përmbytura.
“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, shkroi Armin Laschet në Twitter.
Laschet u filmua duke qeshur me bashkëpunëtorët e tij në sfond, derisa presidenti gjerman po fliste për viktimat e vërshimeve. Ky veprim u vlerësua si gjest i ulët, në një situatë të tillë, përcjell Gazeta Sinjali.
Conservative chancellor candidate Armin Laschet has apologized following criticism online over him appearing to laugh in the background as German President Steinmeier gives somber statement on help for flooding victims. pic.twitter.com/oDz6wz97oh
— DW News (@dwnews) July 17, 2021
“Mënyra në të cilën Armin Laschet, në momentin kur presidenti fliste për viktimat, po sillet në sfond, është mosrespektim dhe meriton dënim”, i tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Lars Klingbeil, gazetës gjermane Bild.
Sipas sondazheve aktuale, Armin Laschet mund ta pasojë Angela Merkel në postin e kancelarit, pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit./Gazeta Sinjali/