Kundër masave antiCOVID ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve, AVONET, të cilët e kanë konsideruar skandaloze orën policore dhe kërkesën e tre dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.
Përmes një komunikate zyrtare, AVONET ka thënë se kanë përcjellur vazhdimisht gjendjen me pandeminë andaj edhe këto vendime i konsiderojnë si absdurde, raporton Gazeta Sinjali.
“AVONET ka përcjellur në vazhdimësi gjendjen me pandeminë Covid-19 në Kosovë. Andaj, masat e marra nga Qeveria për orën policore dhe hyrjen e shtetasve të huaj me tre doza të vaksinave është vendim absurd”, thuhet në komunikatën e tyre.
Po ashtu, ky rrjet i OJQ-ve masat e Qeverisë i ka cilësuar edhe si skandaloze për shkak se sipas tyre edhe OBSH-ja ka theksuar se kufizimet duhet të largohen.
“AVONET konsideron se kjo është një skandal i radhës i kësaj qeverie, duke marr parasysh se asnjë shtet nuk e ka një masë të tillë, për më tepër kur dihet se tanimë OBSH ka theksuar se kufizimet duhet të hiqen. Kërkesa e tre dozave të vaksinës për hyrjen në Kosovë përveç që përbën rast sui generis, për arsye se asnjë shtet nuk e kërkon këtë, po ua vështirëson lëvizjen edhe punëtorëve të shteteve fqinje e poashtu kjo po sjell edhe shpenzimeve financiare të tyre, meqenëse po vështirëson gjendjen ekonomike të tyre”, kanë reaguar nga kjo organizatë. /GazetaSinjali/