image Kërkohet që presidenti Hashim Thaçi të paraqitet në gjykatë për rastin "Veteranët"

Kosovë

Propozimi/ Kërkohet që presidenti Hashim Thaçi të paraqitet në gjykatë për rastin “Veteranët”

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është propozuar si dëshmitar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”.

Propozimin që Thaçi të dëshmojë në këtë proces gjyqësor e ka dhënë mbrojtësi i të akuzuarit Fadil Shurdhaj, avokati Skënder Musa.

“Propozoj që si dëshmitar të ftohet drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të UÇK-së, Hashim Thaçi, komandantë të 7 zonave të UÇK-së, komandantët e brigadave, komandantët e batalioneve dhe komandantët e togës. Emrat do ja u sjellim me shkrim. Arsye se pse i propozojmë është se emrat e veteranëve janë dhënë nga komandantët e zonave, komanda tate e brigadave, togave, batalioneve. Edhe pse këtu kemi të akuzuar disa komandat të zonave, ne me shkrim do të paraqesim qe zëvendësit e tyre te dëgjohen”, ka thënë ai.

Në rastin “Veteranët”, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.

Seanca është duke vazhduar ende dhe më pas pritet të vendoset lidhur me këto propozime dhe të tjera që mund të dalin gjatë kësaj shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.ktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuza përfshin 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Gazeta Sinjali/