image Kërkohet që pecetat menstruale dhe tamponet të shtohen në listën e mallrave me tatim zero

Sociale

Kërkohet që pecetat menstruale dhe tamponet të shtohen në listën e mallrave me tatim zero

news image

Organizata joqeveritare “QIKA” po kërkon nga institucionet e vendet që pecetat menstruale dhe tamponet të futen në listën e mallrave me tatim zero, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë, sipas kësaj organizate është e bazuar në Ligjin e ri për Barazi Gjinore dhe buxhetimin e përgjithshëm gjinor që obligon ky ligj.

“Kësisoj, në linjë me obligimet ligjore, QIKA kërkon që pecetat menstruale dhe tamponet të shtohen në listën e mallrave me tatim zero. Ne konsiderojmë që taksimi i produkteve menstruale është diskriminues sepse menstruacione kanë vetëm disa persona si gratë, transgjinorët dhe personat jo-binarë, kështu që nevoja për këto produkte të domosdoshme prekë vetëm një pjesë të shoqërisë.”

“Si rrjedhojë vlerësojmë që taksa e tillë bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. QIKA do të ndjekë të gjithë hapat ligjor që ta shtyjë përpara këtë iniciativë. Gratë duhet të çlirohen nga shpenzimet që ju sjellin menstruacionet. Tani”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e organizatës “QIKA”./Gazeta Sinjali/