image Kërkohet paraburgimi i të dyshuarës për ngufatjen e motrës në Fushë-Kosovë

Drejtësi

Kërkohet paraburgimi i të dyshuarës për ngufatjen e motrës në Fushë-Kosovë

news image

Mesditën e djeshme fshati Vragoli i Fushë-Kosovës u trondit nga vdekja e një 33-vjeçareje, e cila dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj, raporton Gazeta Sinjali.

E dyshuara, e cila, sipas fqinjëve, vuan nga problemet mendore, u arrestua nga policia dhe me urdhër të prokurorit, u dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha për Gazetën Sinjali, se kjo prokurori ka bërë kërkesë që të dyshuarës për “Vrasje të rëndë”, t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ulaj po ashtu tha se është propozuar që asaj t’i bëhet edhe ekzaminimi psikiatrik.

“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/