Dogana e Kosovës mbrëmë ka zbarkuar në korporatën e Hib Petrol, e cila dyshohet se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin.
Pas hetimeve dhe kontrolleve të bëra u arrestua edhe një person, i cili dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet që i janë dhënë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se zyrtari i kësaj kompanie pritet të dalë sot para Gjykatës. Kurse, prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tij.
Sipas dyshimeve fillestare, zyrtari i Hib Petrol dyshohet se ka bërë bërë shmangie të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro. E këtë shmangie dyshohet se e ka bërë përmes derivateve të naftës të parapara për nevojat e ambasadave, të cilat janë të liruara nga akciza.
Lidhur me këtë rast reagoi edhe Hib Petrol, të cilët thanë se kompania “është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.”