Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Sipas prokurorisë, personi i parë i arrestuar është Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Ndërkaq, personi i dytë i arrestuar është Polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje të ryshfetit”.
Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit./Gazeta Sinjali/