image Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit se kapi për fyti infermierin në Gjilan

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit se kapi për fyti infermierin në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.K, se të mërkurën e ka fyer dhe kapur për fyti një infermier, i cili po jepte vaksina anti-COVID.

Një kërkesë të tillë, prokurorja  Leonora Kadriu e ka paraqitur të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan, transmeton Gazeta Sinjali.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar avokati Shefki Sherifi mbrojtës i të pandehurit, i cili i ka propozuar gjykatës masën e arrestit shtëpiak.

Gjykatësja e procedurës paraprake,  Luljeta Shabani i ka njoftuar palët se vendimin për këtë rast do ua dërgojë brenda afatit ligjor.

Vepra penale për të cilën ngarkohet i pandehuri,  sulm ndaj personit zyrtar, neni 402 paragrafi 1 i Kodit Penal, parasheh dënim me burgim deri në tri vjet.

Sipas prokurorisë, me datën 18 gusht të këtij viti në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, i pandehuri N.F ka sulmuar fizikisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje verbale  me të dëmtuarin N.K, i cili zyrtarisht ishte caktuar të tenda për dhënien e vaksinave COVID-19, kur i dëmtuari ishte drejtuar pacientëve “Se nuk mund të i marr mostrat nga asnjë pacient, pa raport mjekësor”, raporton Betimi për Drejtësi.

I pandehuri, sipas aktakuzës, ishte revoltuar duke e fyer të dëmtuarit e më pas duke e kapur për fyti, në ato momente ka intervenuar zyrtari i policisë A.A.

/Gazeta Sinjali/