image Kërkohet hartimi i një rregulloreje për suspendim të profesorëve që kanë probleme me ligjin

Arsim

Kërkohet hartimi i një rregulloreje për suspendim të profesorëve që kanë probleme me ligjin

news image

Organizata Demokracia Studentore ka kërkuar nga rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, të hartojë një draft rregullore, e cila do t’i suspendojë profesorët që kanë probleme me ligjin, që janë duke u hetuar dhe që kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme penale.

Në komunikatën e tyre për media, thuhet se kjo organizatë gjatë një hulumtimi që e ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ka identifikuar se një numër i madh i profesorëve kanë aktakuza të ngritura për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj.

Kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të kyçur në politikë dhe kanë aktakuza që nuk kanë te bëjnë me Universitetin e Prishtinës dhe deri në lirimin e të gjitha aktakuzave këta profesorë nuk duhet të ligjërojnë në UP. /Gazeta Sinjali/