image Termokos nis furnizimin me ngrohje

Sociale

Termokos nis furnizimin me ngrohje

news image

Termokos ka bërë të ditur se ka filluar furnizimin me ngrohje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, bazuar në Rregulloren për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji të ZRRE-së, kur temperaturat e ajrit janë më të ulëta se 12 gradë Celsius, atëherë mund të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje.

Pas nënshkrimit të aneks kontratës për furnizim me energji me KEK-un, NP “Termokos” ka filluar sot të marrë sasitë e para të energjisë.

Gradualisht energjia termike do të nisë të shpërndahet në rrjetin e ngrohjes, ndërsa efekti i saj pritet të vërehet nesër në orët e mëngjesit.

“Sado që ky është një furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje, dhe si rrjedhojë edhe fillim i parakohshëm i sezonit ngrohës 2020/2021, Termokosi shpreson për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm ngrohës”, njofton Termokos./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme