Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, ka njoftuar se në Kosovë ka mungesë të gjakut dhe e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë.
Hedije Mahmutaj specialiste dhe Melania Gjocaj, menaxhere nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut kanë treguar se njerëzit mund të dhurojnë gjak gjatë ditës, por edhe pas iftarit.
Mahmutaj ka thënë se QKKTGJ ka nevojë për dhurim të gjakut pasi janë në mungesë.
“Ju që dhuroni gjak, dikujt i dhuroni jetë”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se në të gjitha qendrat punonjëse në Kosovë dhe në shesh, çdo vit bëhet puna vullnetare ku kërkohet gjaku, po për shkak të pandemisë, organizimet s’kanë mundur të realizohen dhe kësisoj është mbetur pa gjak.
“Rezervat janë shteruar, njerëzit kanë nevojë për gjak çdo ditë. Frigoriferin e ka si trup i njeriut, por qeset e gjakut kanë afatin e skadencës 35 ditë ndërsa plazma e gjakut jeton deri në 1 vit. Kështu, më pas ajo skadon”, tha Mahmutaj në emisionin SOT të Kohavisionit
Gjocaj po ashtu theksoi nevojën e madhe të gjakut në këtë kohë te njerëzit.
“Kush dëshiron të dhurojë gjak, duhet ta bëjnë kërkesën më pas ne ia lëmë afatin sepse s’duam të bëhet grumbullim i njerëzve dhe duam të mbahet distanca”, shtoi Gjocaj./Gazeta Sinjali/