Stacioni Policor në Mitrovicën e Jugut sot ka realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Urdhëresa e parë është realizuar rreth orës 12:00 në rrugën “Bislim Bajgora”, ku është ndaluar i dyshuari me inicialet F.Xh., 34-vjeçar, i dyshuar si veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Ndërkaq, urdhëresa e dytë është realizuar sot në mesditë në vendin e njëjtë, ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve publike”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj./GazetaSinjali/