image Kërkohen nga gjykata, 26 të arrestuar në Ferizaj

Kërkohen nga gjykata, 26 të arrestuar në Ferizaj

news image

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 janari e deri më sot, policia e Stacionit Policor- Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë ka arrestuar gjithësej 26 persona.

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 20 ditë deri 1 vit e 6 muaj.

Policia apelon te qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre ligjore.  /Gazeta Sinjali/