image Kërkohej për një aksident që e kishte shkaktuar, Policia në Gjakovë arreston istogasin

Siguri

Kërkohej për një aksident që e kishte shkaktuar, Policia në Gjakovë arreston istogasin

news image

Policia e rajonit të Gjakovës ka arrestuar dje një person, i cili kërkohej për një aksident trafiku që dyshohet se e kishte shkaktuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari 31-vjeçar, pas verifikimit rezultoi se po kërkohej nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndërkohë sot siç mëson Sinjali, një patrullë e Stacionit Policor të Istogut ka shkuar në Gjakovë dhe e ka marrë të dyshuarin, i cili është dërguar në degën e Gjykatës në Istog.

Pasi përfundimit të procedurave nga ana e Gjykatës i dyshuari është dërguar në paraburgim.

/GazetaSinjali/