image Kërkesa milionëshe e Haaland për klubet që e duan

Futboll

Kërkesa milionëshe e Haaland për klubet që e duan

news image

Erling Haaland është duke e menduar tashmë largimin nga Borussia Dortmundi. E nga klubi i ri ai kërkon së paku 35 milionë euro për sezon.

Ai është duke u përgatitur që të nxjerrë sa më shumë nga klubet e mëdha që e duan në verën e vitit 2022.

Sipas ESPN, Haaland kërkon pagë vjetore së paku 35 milionë euro në sezon.

Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich – që të gjithë janë të interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmund.

Haaland, tashmë vetëm 21-vjeçar, po kalon një tjetër sezon pozitiv me Dortmundin.

Ai deri më tani ka shënuar 13 gola në 10 paraqitje.

/Gazeta Sinjali Sporti/