Erling Haaland është duke e menduar tashmë largimin nga Borussia Dortmundi. E nga klubi i ri ai kërkon së paku 35 milionë euro për sezon.
Ai është duke u përgatitur që të nxjerrë sa më shumë nga klubet e mëdha që e duan në verën e vitit 2022.
Sipas ESPN, Haaland kërkon pagë vjetore së paku 35 milionë euro në sezon.
Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich – që të gjithë janë të interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmund.
Haaland, tashmë vetëm 21-vjeçar, po kalon një tjetër sezon pozitiv me Dortmundin.
Ai deri më tani ka shënuar 13 gola në 10 paraqitje.