image Kërcënon një person me pushkë në Shtime, prangoset nga policia

Siguri

Kërcënon një person me pushkë në Shtime, prangoset nga policia

news image

Një person me iniciale A.F, 30 vjeçar është arrestuar gjatë pasdites së sotme në Shtime, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me armë zjarri një person me iniciale L.S, 31 vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë kërcënimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike A-47.

“Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të  Stacionit Policor në  Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt, ndërkaq i konfiskohet një pushkë  automatike A-47”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/