Një person me iniciale A.F, 30 vjeçar është arrestuar gjatë pasdites së sotme në Shtime, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me armë zjarri një person me iniciale L.S, 31 vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë kërcënimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike A-47.
“Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt, ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/