image Kërcënon me jetë nënën dhe motrën, arrestohet një person në Ferizaj

Siguri

Kërcënon me jetë nënën dhe motrën, arrestohet një person në Ferizaj

news image

Pasditen e së shtunës është arrestuar një person në Ferizaj  pasi që i njëjti ka kërcënuar me jetë nënën dhe motrën e pastaj edhe i vuri zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës familjarët kanë treguar se i dyshuari ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike.

Ndërkohë, prokurori kujdestarë lidhur me rastin ka thënë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/