image Kërcënoi policët, arrestohet një 31-vjeçar në Mitrovicë

Siguri

Kërcënoi policët, arrestohet një 31-vjeçar në Mitrovicë

news image

Një 31-vjeçar me inicialet A.H., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i dyshuari kishte kanosur policët, pasi që ata ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’rast i dyshuari – ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, tha Zahiti.

31-vjeçari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’./Gazeta Sinjali/