image Kërcënohet një polic në Deçan, i dyshuari lirohet

Kosovë

Kërcënohet një polic në Deçan, i dyshuari lirohet

news image

Një person është shoqëruar në polici pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një polic në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 8:30 në rrugën Luan Haradinaj.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti, ka kanosur zyrtari policor viktimën mashkull K”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaSinjali