image Kërcënohet Merkel, policia gjen gur varri para zyrave të saj

Botë

Kërcënohet Merkel, policia gjen gur varri para zyrave të saj

news image

Pas paralajmërit të masave të reja kundër COVID-19, është kërcënuar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e hetimeve, pasi para zyrave të  kancelares u gjet një gur varri i rrethuar me trë ndafila të  kuq dhe qirinj.

Kjo mënyrë e të protestuarit erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Shtutgart, Munih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.

Guri mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”. Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.

Fillimisht tubimet nisën duke filluar si një grusht protestuesish, që nuk mbështesnin kufizimet e ashpra që miratoheshin për të ndaluar transmetimin e koronavirusit. Por së fundmi protestat janë rritur në javët e fundit dhe marrin pjesë mijëra njerëz nga qytetet më të mëdha gjermane./GazetaSinjali/