image Kërcënohet me likuidim të familjes prokurori i Krimeve të Rënda, Rasim Maloku

Kosovë

Siguri/ Kërcënohet me likuidim të familjes prokurori i Krimeve të Rënda, Rasim Maloku

news image

Është kërcënuar sërish prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.

Lajmin e konfirmuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të cilët njoftuan se prokurori Maloku është kërcënuar me likuidim fizik të familjarëve të tij, nëpërmjet një mesazhi telefonik.

“Këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Maloku, vijnë si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrave si prokuror. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kërcënimet ndaj prokurorit Maloku, janë duke u trajtuar seriozisht nga organet kompetente dhe me nivelin e duhur të urgjencës, në mënyrë që kërcënuesit të dalin sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagim e Zyrës së kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje thotë se qëndron fuqishëm afër prokurorit Maloku, duke ia ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tij, në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale./GazetaSinjali/