Gjyqtari i Gjyaktës Themelore në Prizren Gëzim Shehu është kërcënuar nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, personi i dyshuar e ka kërcënuar gjyqtarin përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se i njëjti e kishte kërcënuar gjyqtarin pas një vendimi që kishte marrë ky i fundit ndaj babait të të dyshuarit, në cilësi të të paditurit, në një çështje kontestimore.
Këto burime konfirmuan se gjyqtari, kërcënimin e ka denoncuar në Polici dhe Prokurori i Shtetit në koordinim me hetuesit rajonalë janë aktivizuar për identifikimin e të dyshuarit dhe ndriçimin e rrethanave me rëndësi për rastin.
Sinjali mëson se tashmë është bërë identifikimi i personit të dyshuar, është identifikuar mënyra dhe mjeti me të cilin është realizuar kërcënimi dhe së shpejti pritet finalizimi i kallëzimit penal, për të proceduar më tutje në Prokurori me rastin.