image Kërcënohet dhe shantazhohet përmes Facebook-ut një person në Mitrovicë

Siguri

Kërcënohet dhe shantazhohet përmes Facebook-ut një person në Mitrovicë

news image

Një qytetar i Mitrovicës ka raportuar në polici se është kërcënuar dhe është shantazhuar nga një person i panjohur në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar, por ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 23:19 në Mitrovicë.

“Mitrovicë Jug 11.10.2020 – 23:19. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datë 11.10.2020 përmes rrjetit social Facebook është kanosur dhe shantazhuar nga një person i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/