image Kërcënimi i hapur i Sheshelit për Rada Trajkoviqin: Është në të njëjtin rrezik si Ivanoviq

Politikë

Kërcënimi i hapur i Sheshelit për Rada Trajkoviqin: Është në të njëjtin rrezik si Ivanoviq

news image

Udhëheqësi i radikalëve serbë, i shpallur kriminel lufte, Vojslav Sheshel, thotë se Rada Trajkoviqin mund ta vrasin si Ivanoviqin. Të gjitha këto, Sheshel i thotë duke e demonizuar aktivisten serbe në Kosovë.

Ndonëse të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, janë figura që Presidenti Aleksandër Vuciq i mban afër, si Milan Radojqiqi i arratisur në Serbi, Sheshel fajëson Kosovën ta ketë inskenuar atë.

“Ata e vranë Oliver Ivanoviqiin dhe ia mveshen vrasjen Beogradit zyrtar. Mund ta bëjnë të njëjtën me Rada Trajkoviqin – ta bëjnë ministre, ta likuidojnë dhe ta akuzojnë Beogradin”, thotë Sheshel.

Sipas Sheshelit, Kurti dëshiron t’i zëvendësojë serbët të cilët lanë vendet e tyre të punës në Veri me qytetarë serbë të tjerë, por thotë se “nuk duhet të dyshojmë në ata serbë paraprakisht”

Ai ka thënë se politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, deklaroi se do të pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë së Kosovës nëse plotësohen kushtet e saj,.

“Ajo vë kushte, për ta maskuar rolin e saj”, ka thënë Shesheli.

Trajkoviq ka thënë se ka marrë kërcënime, pas dëshmisë së saj për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Sheshel ka pyetur se nga cfarë rreziku kërcënohet aktivistja serbe në Kosovë.

Pastaj ai tha se “ajo po përballet me rrezik të njëjtë sic kërcënohej Oliver Ivanoviq”.

Sheshel, që pretendon, se vrasja e Ivanoviqit nuk ka origjinën te Beogradi zyrtar, aty ku cojnë dyshimet, thotë se Trajkoviqi mund të vritet si Ivanoviqi.

Sipas tij, ky është rreziku i vetëm nga i cili Trajkoviq kërcënohet.

“Ajo nuk e shqetëson askënd në Serbi, ose në Qeverinë serbe. Ajo është shumë e koklavitur, e kompromiste dhe nuk përfaqëson absolutisht asnjë vlerë publike, kështu që, pse dikush do ta vriste. Por, jam e sigurt se ajo do të pajtohej me një ofertë të Kurtit”. 

/GazetaSinjali/