image Vrasja e Oliver Ivanoviq, Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë edhe për dy persona

Kosovë

Vrasja e Oliver Ivanoviq, Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë edhe për dy persona

news image

Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, po akuzohen nga zyra e Prokurorit Special në Prishtinë, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje për këtë, zyra e prokurorit ka ngritur aktakuzë. Kështu ka bërë të ditur avokatja, Jovana Filipoviq.

Avokatja e të dyshuarit Arsoviq, Jovana Filipoviq tha se seanca e parë për aktakuzën e re është caktuar më 4 dhjetor.

Ajo i tha portalit ‘Kossev’ se dy personat e ri akuzohen se janë anëtarë një grupi të organizuar kriminal por që nuk është bërë i ditur emri.

Në të njëjtën kohë, polici Nedeljko Spasojeviq tani është akuzuar për transportimin e kryesve të vrasjes me një veturë zyrtare ka thënë avokatja.

Të pandehurit në aktakuzën e re nuk akuzohen më për “ndihmë dhe nxitje të vrasjes së rëndë”, por akuzohen për vrasje të rëndë, thotë ajo.

Ata hoqën dorë nga neni 33, i cili i referohet ndihmës për të kryer një krim, dhe tani vetëm vrasja e rëndë mbetet në fuqi. Tani ata karakterizohen si autorë, dhe jo si persona që ndihmuan autorët,” shtoi avokatja./Gazeta Sinjali/