image Kërcënimet e Rusisë, ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës - Sinjali

Kërcënimet e Rusisë, ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës Lindore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier në Twitter./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin