Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, dje në mesditë, në Mitrovicë, pasi që dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij kanë keqtrajtuar dhe kanë braktisur fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 27.10.2020 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e cekur, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/