Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime. Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje Në Shërbimin korrektues të Kosovës”, tha ajo.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se janë ndërmarrë procedurat disiplinore për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin.
Sallahu ka thënë se Raporti i Auditorit ka gjetur disa keqpërdorime të kryera nga Thaçi në lidhje me një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri. /Gazeta Sinjali/