Në zyrën e prokurimit Rahovec janë marrë dokumentacione të tenderëve për të cilat, siç mëson Gazeta Sinjali, dyshohej se një operator ekonomik është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin.
Sinjali nga burimet ka mësuar se për këtë rast, janë intervistuar shtatë të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet. /GazetaSinjali/