image Keqësohet gjendja e çekut të arrestuar, dërgohet në QKUK nën përcjelljen e policisë

Siguri/ Keqësohet gjendja e çekut të arrestuar, dërgohet në QKUK nën përcjelljen e policisë

news image

Milan Janda, shtetas i Republikës së Çekisë, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës sot shqiptoi masën e paraburgimit prej 40 ditëve, është dërguar për trajtim në QKUK nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Avdush Bajgora, mjek kujdestar në QKUK.

“Po, ai është duke u trajtuar te ne, por që mjekët që janë duke u përkujdesur për të nuk duan të flasin për këtë rast”, tha shkurt Bajgora. 

Çeku, i kërkuar nga INTERPOL, për veprën penale “Mashtrim”, sot para gjykatësit tha se në Kosovë ka ardhur për shërim dhe se nuk dëshiron të ekstradohet në Çeki. Për aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht pak minuta më parë.

“Unë në Kosovë kam ardhur qe tetë muaj, ndërsa unë tërë kohën kam bashkëpunuar me policë dhe me autoritete çeke dhe për këtë është njoftuar edhe policia. Theksoj edhe njëherë se nuk dëshiroj të ekstradohem në Çeki, pra dëshiroj që të qëndroj në Kosovë ku jam duke u mjekuar dhe gjithashtu më pëlqen të jetoj në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se Janda ishte dënuar në Çeki për vjedhjen e 1.5 milion eurove./Gazeta Sinjali/