Parashikimi i motit.
Datat:
10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.
11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohëpaskohe me shi.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar. /Gazeta Sinjali/