image Këngëtarja shqiptare e konfirmon se prindërit e saj janë infektuar me koronavirus

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare e konfirmon se prindërit e saj janë infektuar me koronavirus

news image

Bebe Rexha javë më parë kishte njoftuar përmes një cicërime në rrjetin social Twitter se një mik i një miku të saj kishte ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19,dhe kishte kërkuar nga fansat të respektojnë distancën sociale, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së enjte këngëtarja nga Dibra ka zbuluar se prindërit e saj janë infektuar me koronavirus dhe se tani janë duke u shëruar nga kjo sëmundje.

“Ata morën virusin, dhe për disa javë ishin shumë të sëmurë, dhe unë isha tejet e nervozuar”, ka thënë këngëtarja 30 vjeçare për Tv Extra.

Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit i ka në New York dhe ajo tha se kishte menduar udhëtimin në New York për të qëndruar afër me ta. /Gazeta Sinjali/