Halsey ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Këngëtarja e “Be Kind” njihet për ndryshimet e guximshme në look-un e saj, mirëpo së fundmi ajo i ka suprizuar fansat duke u shfaqur tullace.
Këngëtarja zbuloi se i kishte prerë flokët tullace përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku fillimisht u shfaq me një paruke flokësh të gjatë.
Disa adhurues të saj spekuluan se kishte ndonjë arsye të veçantë pse ajo vendosi të rruajë kokën. Por, ajo tregoi se nuk ka një arsye specifike se përse vendosi të guxonte sërish dhe t’i priste flokët komplet, ndërsa shtoi:
“Kisha kaq shumë kohë që i kisha rritur dhe i thashë vetes që nuk do t’i prisja më të paktën derisa t’i shihja të gjata e të shëndetshme. Pastaj, kur i pashë të gjata e të shëndetshme thash ok, këto janë të lezetshme, por mua më ka marrë malli për veten tullace. Prandaj e bëra.” /Gazeta Sinjali/