Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, siç duket i është rikthyer skenën muzikore me një album të ri.
Këngëtarja 50-vjeçare përmes një statusi në Twitter, ka njoftuar se ajo po publikon një album të ri të titulluar ‘The Rarities’, i cili do të lansohet më 2 tetor.
“Kjo është për ju, fansat e mi. Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite me dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohëse për ju. Albumi ‘RARITIES’ publikohet më 2 tetor. ”
Kënga e parë, që vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill, do të dalë në treg këtë të premte. /Gazeta Sinjali/