image Këngëtari publikon foto nga dasma që thotë se është mbajtur sot, në fotografi shihet gjyqtari i Prizrenit

Kosovë

Këngëtari publikon foto nga dasma që thotë se është mbajtur sot, në fotografi shihet gjyqtari i Prizrenit

news image

Masat e reja të Qeverisë siç duket nuk po respektohen nga gjyqtari i Gjykatës së Prizrenit, Shaban Shala, kjo sepse ai në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se ka marrë pjesë në një dasmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook të bërë nga këngëtari Riad Lecaj, në të cilën ky i fundit ka shkruar se po merr pjesë në një dasmë që është organizuar sot, në fotografi shihet edhe gjyqtari Shaban Shala.

Madje, këngëtari në këtë postim ka etiketuar gjykatësin në fjalë.

Në martesën e Blinor Lecaj sot bashkë me Shaban Shala, Ismet Lecaj, Vullnet Zhuniqi, Merita Kastrati, falenderim i veqant orkestrës fantastike me t’mirët…Armend Ahmet Dedushaj, Ilir Ido, Tom Cara, Zeqir Kryeziu…”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-37.png

Në redaksinë e Gazetës Sinjali ka shkruar dhe një sinjalizues i cili ka thënë se krahas Shalës, në dasmë ka marrë pjesë edhe një zyrtar tjetër i Gjykatës së Prizrenit.

“Ktu i ke prezent gjykatësit e Prizrenit, pra gjykatësi Shaban Shala, ka thënë ky sinjalizues për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/