Këngëtari i njohur kosovar, Blerim Muharremi, i njohur në publik si Blero, ka njoftuar fansat se është shëruar nga koronavirusi.
Këtë informacion e ka bërë të ditur me anë të një postimi në InstaStory, teksa shton se tani i është shfaqur sëmundja e anginës. Kjo sëmundje shkakton dhimbje dhe presion në gjoks.
Ashtu si edhe kolegët e tij, as Blero nuk ka arritur të mbajë koncerte gjatë kësaj vere, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.
Këngëtari nuk është shfaqur që një kohë në media dhe nuk dihet nëse është në përgatitje të ndonjë projekti të ri. /Gazeta Sinjali/