image Këngëtari italian është gay? Kjo është e vërteta e fotos që bëri xhiron e mediave

Bota e Yjeve

Këngëtari italian është gay? Kjo është e vërteta e fotos që bëri xhiron e mediave

news image

Një foto e publikuar nga Dagospia ka bërë xhiron e mediave italiane këto ditë dhe ka ndezur një debat mbi lajmet “fake news” që qarkullojnë në media.

Në foto shihej një burrë, i cili u tha se ishte këngëtari italian Luciano Ligabue, teksa puthej me një burrë tjetër. Portreti i tij ishte fshehur, por në artikull thuhej se ai ishte Ligabue, madje titulli i artikullit ishte: “Kush është këngëtari i famshëm italian që puthet me një mashkull?”.

Këngëtari e ka përgënjeshtruar lajmin në skenën e Teatrit Asioli di Correggio, gjatë prezantimit të librit autobiografik “È andata così”.

Duke iu drejtuar publikut, Ligabue u shpreh:

“Ajo që unë dua t’u bëj të ditur të gjithëve është se dëmi që lajmet e rreme shkaktojnë nuk është vetëm ndaj atyre që fusin në mes, por edhe ndaj atyre që i lexojnë, të cilët do të përfundojnë duke kuptuar gjithnjë e më pak se ku mbaron e vërteta dhe ku fillon gënjeshtra. Unë ju këshilloj që të mbani antenat tuaja të ngritura gjithnjë e më shumë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse doni ta keni vizionin për botën afër një pamjeje të shëndetshme të botës”.

Me pak fjalë, burri në foto nuk është Luciano Ligabue. /Gazeta Sinjali/