Reperi i njohur Kanye West ka treguar se ka vartësi të plotë nga pornografia.
Ai thotë se e gjitha filloi në moshën pesë vjeçare, kur gjeti një revistë “Playboy” në shtëpinë e tij.
Duke folur me gazetarin Zane Lowe në Radio Beats 1 të Apple Music, ai tha se varësia e tij për të parë filma me përmbajtje të rritur u zgjua edhe më shumë me kalimin e viteve.
“Për mua, Playboy ishte porta ime e plotë në varësi nga pornografia. Babai im kishte lënë një revistë të Playboy që e kishte lënë kur ishte në moshën pesë vjeçare dhe ndikoi në pothuajse çdo zgjedhje që bëra për pjesën tjetër të jetës time”, ka thënë Kanye West.
“Prej moshës pesë vjeçare deri tani, fillova zakonin dhe thjesht thosha është në rregull dhe pastaj ngrihesha në këmbë dhe thoja: Jo, nuk është mirë”, tregoi tutje burri i Kim Kardashianit.
I njëjti tregoi se ka vartësi edhe nga seksi, gjë e cila thotë se erdhi edhe pasi nëna e tij, Donda, vdiq në vitin 2007.
“Unë mendoj se kur njerëzit kanë qenë të varur nga diçka e tillë, nëse pyesni dikë që është një narkoman, është sikur të thuash: “A jeni akoma i varur?”, ka deklaruar West./Gazeta Sinjali/