image Këngëtari i famshëm dëshiron të bëhet një 'mami'

Bota e Yjeve

Këngëtari i famshëm dëshiron të bëhet një ‘mami’

news image

Sam Smith shpreh dëshirën e tij për të krijuar një familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtari i famshëm zbulon në një intervistë për ” Apple Music’s Zane Lowe” se mendon të bëhet me fëmijë kur të jetë 35-vjeç, që i bie fiks pas 7 vitesh.

Krijuesi i hitit të famshëm “Stay with me” thotë: “Unë dëshiroj të kem fëmijë. Unë dëshiroj t’i shikoj fëmijët e mi teksa rriten dhe të jem me ta çdo ditë. Unë dua të bëhem një mami.”

Gjithashtu, ai e vazhdoi deklaratën e tij duke shtuar se do ta arrijë këtë qëllim me ambicien për tu bërë prind dhe për të vazhduar profesionin e tij si këngëtar.

Ylli britanik i muzikës shtoi se para se të krijojë familjen e tij do të punojë akoma dhe më fort duke krijuar projekte të reja muzikore.

Duket se 28-vjecari i ka bërë gati planet për 7 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Ai thotë se ka ende shumë ambicie dhe fuqi për të punuar e gjithashtu po mundohet që të gjejë një të dashur me të cilin do të rrisë fëmijët e tij.

“Jam në treg prej 3 vitesh dhe ende nuk kam një të dashur. Është kaq e vështirë të gjesh një të tillë sidomos në Londër” -përfundoi ai duke zbuluar se është gati për një lidhje të shëndetshme pasi i ka dhënë fund një herë e mirë atyre toksike. /Gazeta Sinjali/